Kërkesa për profesione në Kosovë

Ekonomi

Kërkesa për profesione në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:07
Dr. Artan Haziri

Arsyeja e atyre që diplomojn është punësimi në një vend pune dhe me një pagë të lartë. Mirëpo Kosova gjeneron shumë pak vende pune dhe për rrjedhojë, konkurrenca për ato vende pune është e ashpër. Faktorë me rëndësi që ndikojnë në garën e kërkimit për punë janë, pa dyshim, niveli i arsimimit, shkathtësitë specifike për punë specifike si dhe vetë profesioni.

Në dhjetë vitet e fundit ( pas pavaresis ), trendi i drejtimeve që të rinjtë kanë zgjedhur të studiojnë dhe profesionet që kanë zgjedhur të ndjekin e kanë ndryshuar fokusin në mënyrë të konsiderueshme.

Vite më parë, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike kryesonin listën e kërkuar nga studentët. Deri te ky vit akademik , lista kryesohej nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik apo Fakulteti i Edukimit.

Ndërsa tani 2018 / 2019 , drejtimet që më së shumti po kërkohen në treg janë :

a) Shkecat komjuterike,

b) Gjuha angleze dhe gjermane ,

c) Biznes dhe menaxhment,

d) shkencat politike dhe

e) mjekesia

Në nje vende me shkallë të lartë të papunësisë si Kosova, krijimi i një vendi pune kundrejt gjetjes së një vendi pune është kyç për zhvillim ekonomik. Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj kreative dhe novatorë për të forcuar sektorin e saj privat perms produkteve dhe shërbimeve të reja. Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe për zbritje të papunësisë, duke vepruar kështu si katalizator për zhvillim ekonomik dhe shoqëror .

Shkencat komjuterike

Shkencat komjuterike janë nga industritë më të fuqishme në botë, që ka lulëzuar falë zhvillimit të shpejtë të sektorit të kompjuterave dhe pajisjeve të tjera softuerike. Ky sektori kryesisht është në duar të të rinjve. Prandaj, Kosova ka një potencial unik për ta zhvilluar këtë sektor dhe më tej.

Profesionistët e TI-së punojnë në disa lëmi, si e-qeverisja për qytetarët; dizajnimi i softuerëve kompjuterikë për qeverinë, institucionet, universitetet, kompanitë private, bankat, kompanitë e sigurimit; dizajn dhe mirëmbajtje të uebfaqeve, komunikim mes njerëzve etj .

Dhe nevoja për ekspertë të TI-së në Kosovë pritet të rritet për shkak të reformave teknologjike që Kosova do të duhet të ndërmarrë si rezultat i numrit në rritje të kompanive vendore. Është e vështirë të parashihet me saktësi se cilat profesione do të jenë më të kërkuarat në tregun e Kosovës. Mirëpo trendet aktuale sugjerojnë se nuk është shumë fitimprurëse, as për individin, as

për shoqërinë në përgjithësi që disa fakultete të universitetit të kenë numra në masë të studentëve, ndërkohë që disa të tjerë konsiderohen më pak tërheqës, pavarësisht rëndësisë së asaj që ato mësojnë. Përveç kësaj, të rinjtë duhet të shqyrtojnë se cilat mund të jenë profesionet më të kërkuara pasi të kryejnë studimet, pavarësisht se cilat kanë profesionet më të kërkuara kur ata filluan të studiojnë. Studentët aktualë dhe një grup i atyre që kanë diplomuar duhet të marrin parasysh mundësinë e ndërmarrësisë si mënyrë punësimi .

Ndërmarrësia ( Biznes dhe menaxhmet ) mund të shërbejë si një hap shumë i rëndësishëm drejt përdorimit në praktikë të njohurive të tyre, dhe pse jo, drejt ndërtimit të një karriere të suksesshme.

Duhet të jenë ekonomist të zellshëm, me së paku një ose dy gjuhë të huaja dhe me njohjen e programeve kompjuterike, nëse deshirojnë të sigurojne nje punë e mos të bredhin rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat