Fondit të AKP-së i shtohen edhe 1 milion e 600 mijë euro

Ekonomi

Fondit të AKP-së i shtohen edhe 1 milion e 600 mijë euro

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:07
?Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)

?Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka hapur ofertat e shitjeve nr. 41 përmes metodës së likuidimit, ku shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Zyra për medie e AKP-së me anë të një kumtese ka bërë të ditur se për 33 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,660,034 euro.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: ëëë.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë”, kështu thuhet në komunikatën e AKP-së.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit.

Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat