Importi dhe eksporti në Kosovë

Ekonomi

Importi dhe eksporti në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:54
Dr. Artan Haziri

Kosova , në mesin e problemeve të shumta ekonomike e ka edhe  problemin e importit të lartë.
Importi në  krahasim me eksportin është në raportin 1 me 10 , në të mire të importit.
Që të kemi eksport të lartë, duhet të  kemi prodhim.
Problemi fillon nga prodhimi, e pastaj vazhdon deri te importi. Më e keqja është se ne varemi nga importi me Serbin.
Që të ndryshojnë këto raporte, prodhuesit duhet të përkrahen nga shteti me subvencione dhe të mos pengohen në zhvillimin e aktiviteteve të tyre . 
Zhvillimi dhe rritja e tyre nënkupton shpresë dhe vullnet  për  këtë vendë.
Nëse rritet norma e prodhimit, rritet punësimi, shitja , e kështu nxitemi për eksporte. Kjo pastajë rezulton me rritje ekonomike.

Vendet , me të cilat shteti jonë zhvillon importe janë :

Serbia 12.3 %
Shqiperia 6.7 %
Maqedonia 4.8 %
Bosnja dhe Hercegivina 2.1 % , etj.

Ndërsa importi nga vendet e BE- së arrinë shifren 45.9 % ( shenime.nga tremujori i dytë ).

Rritja e importit nga periudha e njejte e vitit të kaluar është 19.6 %, ndërsa eksporti edhe ashtu simbolikë,  ka rënje prej 2.8 %.

Pjesa më e madhe e eksportit,  janë metalet bazë. Kjo tregon qartë  qfar prodhojmë  dhe qfar eksportojmë  në  tregun ndërkombëtar.

Cilat nga këto produkte nuk janë edhe në tregun  shqiptarë ?

Shumica e këtyre produkteve janë edhe ne tregun shqiptarë, por mungon bashkëpunimi.
Duhet të  ulemi e të bisedojmë  me përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe të arrihet marrevëshje ( jo vetëm të fotografohen ) , që  të gjitha produktet e mundshme të  importohen nga shteti amë.
 Gjithashtu, edhe shteti i shqipëris të hapë tregun për  produktet tona e mos të krijojë pengesa, të  cilat po i bënë here pas here. 
Është  interes kombëtare dhe ekonomik që tregtin ta zhvillojmë  së bashku e mos të varemi nga shteti armik.l 
Të  dy shtetet po bashkëpunojn më shumë me Serbin , se sa me njëra tjetren. Kjo i vë në dyshim  shumë procese.
Ekzistojnë  të  gjitha mundësit që  kjo të ndodhë. Kjo do e forconte ekonomin në të dy shtetet dhe pastaj së  bashku do jemi më të  konkurueshëm në tregun rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat