Konsumi autonom në Kosovë

Ekonomi

Konsumi autonom në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 4 tetor 2018 Në ora: 08:37
Dr. Artan Haziri

Konsumi është  komponenti më i madhë i  GDP-së ( 65 % në vendet e industrializuara ).
GDP -ja  paraqet konsumin, investimet , shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto. Nga këtu  shihet rëndësia e konsumit në përbërjen e bruto produktit kombëtar.

Shtetet e zhvulluara , të cilat  kanë të  ardhura të mëdha për kokë  banori , nga të ardhurat e  tyre konsumojn  një pjesë , ndërsa një pjesë e kursejnë dhe e investojnë  në të ardhmen.

Ndërsa shtetet e varfëra, ku të ardhurat për kokë  banori nuk i kanë të larta, shumica e të ardhurave shkojnë  në konsum familjarë dhe pak ju mbetet kursim, ose aspak.

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2017 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 40 për qind për ushqim dhe 29 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje me nga 5 për qind dhe nga 4 për qind për mobiliet, alkool dhe duhan”, thuhet në raportin e ASK-së .

Më e keqja është për shtetet si Kosova , ku të ardhurat për kokë banori janë  të ulëta dhe një pjesë e shoqëris jetojnë në kushte të vështira.
Mbi 17 për qind jetojnë  në  varferi të skajshme dhe nuk gëzojne mundësi për konsum familjarë.

Këto kategori kanë probleme me mbulimin e shpenzimeve mujore.

Familjet kanë shpenzime fikse " konsumi autonom", (ushqimi, rryma, uji, veshëmbathja ) , edhe nëse nuk kanë  të ardhura . Këtu është rreziku, sepse duhet shpenzimet të mbulohen disi.

 Ky rast ku familjarët jetojnë me ndihma, me të ardhurat nga diaspora,  me ndonjë  ndihmë nga miqt, kemi konsum nën piken zero.

 Pra nuk i mbulojnë të ardhurat shpenzimet dhe shpenzimet ndodhin të pavarura nga të ardhurat.

Kjo ndodhë edhe te familjet ku punon vetëm një anëtar i familjes dhe ai ka një pagë minimale 170 euro. Me këto para nuk mbulohen shpenzimet mujore dhe detyrohet të hyjë në borgje qdo muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat