Çmimet e konsumit në muajin shtator kanë shënuar ngritje

Ekonomi

Çmimet e konsumit në muajin shtator kanë shënuar ngritje

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Çmimet e konsumit shënuan ngritje 0.1 për qind në muajin shtator krahasuar me muajin paraprak, për shkak të shtrenjtimit të bukës, drithërave, perimeve dhe veshjeve me një ndikim të përbashkët prej 0.4 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Kjo është bërë e ditur në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin shtator të vitit 2018.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në pemë me 7.6 për qind, shërbime për transport me 5.3 për qind, rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror, pushime të organizuara me 4.4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.

ASK thotë se shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.4 për qind dhe IHÇK është më i lartë për 1.4 për qind në muajin shtator 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit në bukë dhe drithëra me 2.1 për qind, mish me 3.1 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 3.4 për qind, perime me 13 për qind, duhan me 2.9 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 10.6 për qind.

Ndërkaq, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve në pemë me 6.7 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira me 7.7 për qind, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 7 për qind, pajisje shtëpiake me 3.5 për qind, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave me 3.8 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat