Roli i marketingut në biznes

Ekonomi

Roli i marketingut në biznes

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 13 tetor 2018 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Biznesi i ka ngritjet dhe rënjet e veta. Ato ndodhin si pasojë e gabimeve brenda biznesit por edhe nga faktorët e jashtëm.

Marketingu mund të ndikojë shumë në  biznes dhe të krijojë  pozicionim më të mirë të biznesit dhe të krijojë fitime të mëdha.

Presidentja e sakezave orbita, ishte duke udhëtuar, dhe gazetarja e pyeti për rolin e marketingut në biznesin e saj.

Ajo i tha gazetarit shko  dhe porosite pilotin me fikë motorrin.

Gazetarja u habit dhe i tha  se ne  pastaj do mbytemi të gjithë.

Ajo u përgjigj se kjo është rëndësia e marketingut për ndërmarrjen. Pra, me ndaljen e marketingut, ndalet edhe afarizmi i biznesit. Bizneset duhet marketing  të bëjnë në një masë të caktuar, se nëse teprohet , pastaj bëhet i dëmshëm për biznesin.

Biznesi duhet bërë një strategji të qarte të marketingut, nëse dëshiron që të kete suksese në afarizmin e vet.

Biznesi është i lidhur me tregun, ndërsa këtë lidhje  e siguron marketingu. Marketingu është esencial për suksesin e bizneseve dhe në këtë kuptim ai siguron realizimin e qëllimeve madhore, gjegjësisht mbijetesën e ndërmarrjeve, rritjen dhe zhvillimin. Edhe nëse biznesi ka produkte cilësore, por  nëse nuk ka marketing, rrezikohet shitja.

Marketingu mundëson që më mirë të identifikohen sjelljet e konsumatorëve, të hulumtohet tregu, të prezantohen idetë, të komunikohet me publikun etj. Varësisht nga mënyra e promovimit të produkteve dhe shërbimeve do të varët kërkesa e konsumatorëve për ato dhe rezultati i firmës.

Në kushtet moderne, aftësitë dhe shkathësitë e marketingut po bëhen gjithnjë më të kërkuara dhe me të nevojshme tek njerëzit të cilët punojnë apo dëshirojnë të punësohen më lehtë dhe më shpejtë.

Ka raste që bizneset gabojn në zbatimin e marketingut. 

Psh.nuk është marketing i mirë dalja e punëtorëve para objektit të biznesit për t'i ftuar konsumatorët. Kjo e bënë konsumatorin të ndihet keq dhe pastaj  largohet nga dita në dit. Ka biznese që të vetmin sektor që e zhvillojn e kanë marketingun. Këto biznese mund të kenë sukses për një periudhe të  caktuar, por jo shumë gjate. Konsumatori bindet në bazë të reklames, por e kërkon edhe shërbimin ose produktin sipas asaj që është bërë  reklama.

Ka raste kur disa markete bëjnë reklamë se ka rënje të qmimeve për kaq përqind, e kur ne i vizitojme ato biznese, qmimet janë ndryshe. Kjo është një  kundër reklamë dhe e ulë dëshiren për t'i konsumuar produktet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat