Rikuperohet prodhimi industrial në BE dhe Eurozonë

Ekonomi

Rikuperohet prodhimi industrial në BE dhe Eurozonë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Prodhimi i fabrikave në Bashkimin Evropian dhe Eurozonë u rikuperua në gusht më shumë se sa pritej, duke e ulur kështu trendin negativ gjatë dy muajve të fundit, sipas statistikave të Eurostatit nga Shërbimi Statistikor Evropian.

Në nivel të BE-së, sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht, prodhimi industrial u rrit në gusht me 0.8 për qind krahasuar me muajin paraprak, kur sipas të dhënave të rishikuara të Eurostat-it ra me 0.6 për qind.

Rritja e prodhimit industrial u shënua në gusht dhe eurozonë për një për qind krahasuar me muajin paraprak, kur sipas të dhënave të rishikuara të Eurostat-it, industria regjistroi një rënie prej 0.7 për qind.

Rritja më e lartë në prodhimin industrial në nivel mujor u regjistrua në Maltë në gusht, 9.9 për qind, Irlandë, 8.0 për qind dhe Hungari 3.8 për qind.

Vetëm Danimarka, në mesin e vendeve të BE, shënoi rënie mujore të prodhimit në gusht, me 4.5 për qind. Në baza vjetore, prodhimi industrial në BE u rrit me 1.2 për qind në gusht dhe 0.9 për qind në eurozonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat