Guvernatori Mehmeti takoi misionin e ri të FMN-së

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti takoi misionin e ri të FMN-së

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:09
Fehmi Mehmeti ka pritur në takimin hyrës misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Stephanie Eble

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takimin hyrës misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Stephanie Eble, udhëheqëse e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë.

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.

Guvernatori Mehmeti, i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar, i cili është në vazhdimësi në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat