Lluka: Në Bullgari një Termocentral i tillë kushtoi më shtrenjtë

Ekonomi

Lluka: Në Bullgari një Termocentral i tillë kushtoi më shtrenjtë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:42
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re" është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të tij.

Lluka ka thënë në emisionin “Pressing” se ky termocentral nuk është i shtrenjtë, madje sipas tij Bullgari një Termocentral të tillë e ka ndërtuar më shtrenjtë.

“ Nuk është i shtrenjtë. Në Bullgari një Termocentral i tillë kushtoi më shtrenjtë dhe kjo tregon se për shtetin tonë ndërtimi i tij është në kushte normale”, ka thënë Lluka.

Ai ka thënë se Termocentrali nuk do të ndërtohet me para të buxhetit të Kosovës.  Lluka ka treguar se parat do të gjinden nga investitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat