Dita Evropiane e Mikrofinancës

Ekonomi

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 08:10
Ilustrim

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin-Ditën Evropiane të Mikrofinancës.

Dita Evropiane e Mikrofinancës synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë.

Në Evropë dhe Kosovë për herë të parë u shënua në vitin 2015, si një vegël për të theksuar rëndësinë e sektorit mikrofinanciar në Evropë, nga perspektiva sociale dhe ekonomike.

Qëllimet kryesore të kësaj dite janë:

Të shtohet vetëdija e qytetarëve për ekzistencën e mikrofinancës dhe të vlerësohet vlera e saj në luftimin e papunësisë,

Të tërheq vëmendjen e mediave për mënyrën si mikrofinancat funksionojnë në Evropë dhe si ndihmon të përjashtuarit nga sektori financiar tradicional,

Të mundësojë vlerësimin për arritjet e njerëzve ne nivelet lokale.

Institucionet nuk kanë paraparë ndonjë aktivitet për sot lidhur me shënimin e kësaj date. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat