Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore.
Më e lira është Kosova, me koston e jetesës 16.06% më të ulët se në Shqipëri (të dhëna të agreguara për të gjitha qytetet, qiraja nuk merret në konsideratë). Ndonëse ka çmime më të lira, qiraja në Kosovë është 27.43% më e lartë se në Shqipëri (të dhëna mesatare për të gjitha qytetet).
Kosto e jetesës në Maqedoni është 4.64% më e ulët në se në Shqipëri (të dhëna të agreguara për të gjitha qytetet, ku qiraja nuk merret në konsideratë. Qiraja në Maqedoni është 4.84% më e ulët se në Shqipëri (të dhëna mesatare për të gjitha qytetet).
Mirëpo , kosto e jetesës në Kosovë është shumë më e lartë se paga minimale. Në bazë të hulumtimit që kam bërë ( në 300 familje 4 anëtarshe ) dalin rezultate të cilat meritojn vëmendjen e qeveris. Një familje ka kërkesa të ndryshme për nje jete normale. Aty hyn ushqimi, vëshembatgja, shkollimi, pagesa e shpenzimeve operative( rryma, uji, mbeturunat, interneti, etj .
Në këtë hylumtim, kam marr si rast studimi familjet 4 anëtarshe, e cila e ka një fëmije në shkollen fillore.
Shpenzimet e këtyre familjeve janë dukshëm më të larta se paga minimale ( 130 dhe 170 euro).
Ushqimi, veshëmbathja, rryma, uji, interneti, mesatarisht një here në muaj vizitë te mjeku, një here në muaj një dreke në restorant, nga një kafe në kafiteri mesatarisht në dite. Nga kjo doli se një familje i duhen për një muaj gjithsej 225 euro.
Nëse këtu i fusim edhe shpenzimet për kurs të anglishtes, rritet edhe më shumë dallimi nga paga minimale. Ketu nuk janë llogaritur familjet me qira, sepse qiraja e ngrit koston e jetesës, për pjesen e vet varesisht nga qyteti në qytet.