Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri i gatshëm të përkrahë prodhuesit shqiptarë

Ekonomi

Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri i gatshëm të përkrahë prodhuesit shqiptarë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:11
Yll Blakaj

Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri bënë të ditur se nga institucionet e Kosovës kanë vetë përkrahje morale, ndërkohë kërkon nga prodhuesit të rrisin cilësinë.

Ky rrjet u themelua para katër viteve dhe tashmë funksionon me katër degë dhe afro 200 kompani anëtare.

Yll Blakaj, kryetar i këtij rrjeti, thotë se përmes këtij rrjeti kanë për qëllim ta rrisin bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare në Austri, dhe jo vetëm.

Blakaj: Synojmë ta rrisim bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

“Si qëllim parësor është krijimi i besueshmërisë në mes të bizneseve, mes shqiptarëve ku veprojnë edhe punojnë, si qëllim primar për funksionalizimin e kontratave të ndryshme për marrëveshje të ndryshme për veprime të përbashkëta. Qëllim tjetër, shumë esencial, është bashkëpunimi me këto biznese dhe me partnerët e tyre në forma të ndryshme,  që t’i investojmë në Kosovë dhe në Shqipëri, edhe të mundësojmë që bizneset tona të shtrihet edhe nëpër vendet e origjinës”, thotë Blakaj.

Blakaj deklaron se me institucionet shqiptare kanë raporte të mira, por sipas tij, përkrahja më e madhe prej tyre po mungon.

Blakaj: Nga institucionet shqiptare kemi vetëm përkrahje morale

“Përkrahja është deri tash morale, për të cilën e theksova, është shumë e vogël. Ne duke e ditur se gjysma e popullsisë së Kosovës është në diasporë, gjegjësisht në Gjermani, në Zvicër, i kemi edhe në Austri diku rreth 1 milion shqiptarë në dhjetëra mijëra firma atje, këtu jemi të përfaqësuar shumë pak, domethanë s’jemi hiç të përfaqësuar vetëm në nivelin e shoqatave, domethanë kjo nuk është ajo që na duhet neve, sigurisht që nëse na përfaqësohemi ma mirë, ne edhe ma lehtë funksionojmë, ta bijmë atë mentalitet të punës këtu, që e kemi kriju me merita në vende tona, ta bijmë këtu”, thotë ai.

Megjithatë, Blakaj  thotë se bashkëpunimi me bizneset ndërkombëtare dhe vendore nuk mungon, dhe njofton që ata po planifikojnë themelimin e një banke të diasporës.

Blakaj: Një nga planet tona është banka e diasporës

“Në Europë i kemi diku rreth 1000 firma anëtare të rrjeteve të bizneseve të cilat komunikojnë, shkëmbejë kontrata të ndryshme, shkëmbejnë kontrata të ndryshme, shumica edhe kanë plane ideore, siç është plani i bankës së diasporës edhe shumë plane tjera, të investojnë në Kosovë, domethanë është bashkëpunimi tepër i madh. Ne gjatë këtij katër vjeçari kemi mbajtë takime shumë të rëndësishme ekonomike këtu në Prishtinë, në Tiranë edhe gjetiu. Kemi bashkëpunim tepër të ngushtë edhe me shoqatat e bizneseve këtu, të prodhuesve, shoqatën amerikane, shoqatat e prodhuesve të Shqipërisë, domethanë jemi ngushtë edhe me bizneset vendore”, deklaron Blakaj.

Njofton se puna e Rrjetit të bizneseve shqiptare po vlerësohet edhe nga Oda Ekonomike e Asutrisë.

Blakaj: Dita-ditës po forcohemi si rrjet dhe si firma shqiptare

“Javën e kaluar, Rrjeti i bizneseve në Austri, kishte një takim të të gjitha degëve me anëtarësinë e vet ku niqkoqir ishte Oda Ekonomike e Austrisë, e cila me të vërtetë u befasua me organizimin tonë, edhe me të arriturat tona. Domethanë ne po bashkëpunojmë ngushtë edhe me institucionet atje edhe dita-ditës po forcohemi si rrjet dhe si firma shqiptare”, thotë Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat