Mos publikimi i rezultateve të hulumtimit për vajin e palmës si dhe mos marrja e masave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), po konsiderohet si e qëllimshme nga fermerët.
Ata kanë treguar se për shkak të mos marrjes së masave mbrojtëse për të penguar importin e vajit të palmës është duke u rrezikuar industria vendore e qumështit.
Përveç numrit të krerëve të lopëve qumështore ka renë edhe sasia e qumështit ditorë të prodhuar.