Veseli: Viti i ardhshëm, vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

Ekonomi

Veseli: Viti i ardhshëm, vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:26
Kadri Veseli në takim me delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar sot me delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët kanë diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.

Sipas Veselit, ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit.

“Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat. Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat