Për çfarë page qytetarët nuk do ta lëshonin Kosovën?

Ekonomi

Për çfarë page qytetarët nuk do ta lëshonin Kosovën?

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:59
Ilustrim

Instituti për Kërkime Ekonomike ka bërë një hulumtim në Kosovë me pyetjen “Për sa para nuk do të largoheshit nga Kosova”. Hulumtimi ka përfshirë qytetarët që largimin nga Kosova e shohin si alternativë, e kjo për shkak të papunësisë dhe mungesës së të ardhurave mujore.

Në këtë hulumtim, pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për pagat e tyre ideale, përderia pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.

Paga mesatare që do të ndalonte qytetarët të largoheshin nga Kosova del të jetë prej 600-800 euro, ndërsa paga më e lartë që kanë kërkuar të anketuarit është rreth 1mijë euro.

“36% e të anketuarve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro. 18% dëshirojnë paga 800-1000 euro. Pagën mbi 1000 euro e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve. 10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro”, thuhet në të dhënat e hulumtimit.

Anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale.

Politikat shetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat