Tregtia me jashtë, rritje dyshifrore e eksporteve shqiptare

Ekonomi

Tregtia me jashtë, rritje dyshifrore e eksporteve shqiptare

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:25
Durrës

Në këtë 9 mujor, tregtia me jashtë ka shënuar një performancë pozitive, veçanërisht në eksportin e mallrave shqiptare.

Kryeministri Edi Rama publikon treguesit e eksport-importeve për këtë 9 mujor, ku veçanërisht prej vitit 2011 ato kanë shënuar rritje.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë informacion mbi ecurinë pozitive të tregtisë me jashtë për 9-mujorin e këtij viti ku spikat rritja dyshifrore e eksporteve, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Në shtator të këtij viti, eksportet arritën vlerën e 26 miliardë lekë ndërsa në gusht 2018 realizuan një rritje prej 28% më të lartë.

Përsa i përket eksporteve, në këtë 9 mujor ato shënuan rritje me 15.3%, ku krahasuar me vitet paraardhëse shifrat janë:  në vitin 2011- 146 mld lekë, në 2012- 157 mld lekë, në 2013- 182 mld lekë, në 2014- 193 mld lekë, në 2015- 186 mld lekë, në 2016- 177 mld lekë , në 2017 -201 mld lekë ndërsa 2018- 231 miliardë lekë.

Ndërsa importet në shtator të këtij viti arritën vlerën e 51 miliardë lekë.

Në 9 mujorin 2018 importet u rritën me 3% ndërsa importet e makinerive 6.3% më shumë.

Në vitet shifrat importeve janë: në  vitin 2011- 394 mld lekë, në 2012-389, në 2013-367 mld lekë, në 2014- 398 mld lekë, në 2015- 392, në 2016- 424 mld lekë, në 2017-453 mld lekë dhe në 2018- 467 mld lekë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat