OAK: Mungesa e standardeve në shërbimet publike problem serioz për bizneset

Ekonomi

OAK: Mungesa e standardeve në shërbimet publike problem serioz për bizneset

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 08:43
OAK

Ulja e cilësisë së shërbimit për konsumatorët është një nga problemet kryesore me të cilat po përballen Operatorët Kabllorë në komuna të ndryshme të Kosovës, u tha në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me përfaqësuesit e Operatorëve Kabllorë Ipko, OrangeNet dhe Kujtesa.

“Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e qyteteve duke shpërfillë standardet evropiane, e cila ka si pasojë lirimin e fushës magnetike që po kalon në kabllot e operatorëve kabllorë po ndikon në ulje të cilësisë së shërbimit, gjë që përveç dëmtimit të bizneset njëkohësisht po dëmton edhe konsumatorët”, u tha nga përfaqësuesi i IPKO Lavdrim Sadiku.

Ai shtoi që edhe pse kanë realizuar takime me drejtorin e shërbimeve publike të komunës së Ferizajit, ku u dakorduan që Operatorët Kabllorë të blejnë filterat e nevojshëm, ndërsa vendosja e tyre të bëhet nga kontraktori për ndriçim publik, kjo marrëveshje po bie në ujë pasiqë nuk po respektohet.

Vedat Morina përfaqësues i OrangeNet tha që Operatorët Kabllorë janë duke realizuar veprimtarinë e tyre  me humbje si pasojë e problemeve me të cilat po përballen. Ai shtoi që përveç dëmtimit të klientit që vie nga cilësia e dobët e shërbimit, mungesa e tokëzimit gjithashtu po ndikon në dëmtimin e pajisjeve dhe lëndimin e punëtorëve, i cili po konsiderohet si dëmi më i madh.

“Përveç komunës së Ferizajt, këtë problem po e hasim edhe në komuna tjera ndër të cilat Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Shtërpca, Kaçaniku etj dhe për të cilat duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm”, shtoi përfaqësuesi i Kujtesa, Amir Kransiqi.

Kryetari i bordit të OAK Skënder Krasniqi theksoi që Oda do të përkrahë çdo kërkesë e cila ndikon në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar që  angazhimi nuk do të mungojë edhe për problemin e adresuar.

Siç njofton kumtesa për media, Krasniqi identifikoi hapat që OAK do të ndërmarrë për këtë rast dhe theksoi që beson se suksesi për zgjidhjen e këtij problemi nuk do të mungojë.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat