Dita botërore e kursimit, shënohet edhe në Kosovë

Ekonomi

Dita botërore e kursimit, shënohet edhe në Kosovë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit. Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.

Për ta shënuar këtë ditë Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes së cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së kursimeve.

Aktiviteti mbahet sot nga ora 10:00 në objektin e Bankës Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat