OEK dhe Klubi i Prodhuesve bëhen partnerë për të rritur eksportin - Bota Sot
OEK dhe Klubi i Prodhuesve bëhen partnerë për të rritur eksportin

Ekonomi

OEK dhe Klubi i Prodhuesve bëhen partnerë për të rritur eksportin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Berat Rukiqi dhe Astrit Panxha

Me qëllim të rritjes të eksportit dhe fuqizimit të zonave ekonomike Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Klubin e Prodhuesve të Kosovës .

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se përmes kësaj marrëveshje do të tregohen aftësitë e sektorit privat për të prodhuar vende punë dhe produkte cilësore.

Rukiqi: Do tregojmë aftësinë e sektorit privat

Do të ketë shumë projekte konkrete të cilat do të tregojnë aftësinë e sektorit privat për me nxit investime, për me krijua aktivitete produktive që pastaj rezultojnë edhe me produkte cilësore që nuk do të jenë vetëm për tregun tonë, por do të jenë edhe për tregjet ndërkombëtare”, tha  Rukiqi.

Kurse, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se përmes kësaj marrëveshje do të punojnë të përmirësojnë imazhin e Kosovës me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja për prodhuesit vendor, si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ai u shpreh se prioritet i tyre mbetet krijimi i vendeve të reja të punës.

Panxha: Do realizojmë projekte për gjetjen e tregjeve të reja për prodhuesit e Kosovës

“Bashkërisht do të punojnë që të realizojmë projekte që kanë për qëllim gjetjen e tregjeve të reja për prodhuesit e Kosovës duke marr parasysh që Oda Ekonomike ka një rrjet të gjerë të bashkëpunimi në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA...Do të punojmë që të përfitojmë nga ky rrjet prodhues ku do të gjejmë partnerë të mundshëm për t’i eksportuar produktet e tyre, po ashtu ne do të punojmë bashkarisht të fillojmë iniciative të reja për tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë ku do ta prezantojmë Kosovën si një vend në të cilin mund të investohet dhe mund të përfitohet”, ka thënë Panxha. Ndryshe, gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje që të dyja palët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me skemat pensionale në Kosovë duke thënë se vetëm gjysma e tyre tëinvestojë në ekonomi do gjeneroheshin mijëra vende të reja të punës, dhe do kishte ekonomi më të zhvilluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera