Mungon ministri, dështon raportimi për Trepçën - Bota Sot
Mungon ministri, dështon raportimi për Trepçën

Ekonomi

Mungon ministri, dështon raportimi për Trepçën

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Trepça

Raportimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Bordit të "Trepça" lidhur me funksionalizimin e kësaj ndërmarrjeje në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka dështuar për mungesë të kuorumit.

Deputetët pjesëmarrës ishin vetëm kryetarja e Komisionit Sala Berisha-Shala, Liburn Aliu, Hykmete Bajrami dhe Memli Krasniqi. Ndërsa, ka munguar edhe ministri Lluka, derisa kryetari i bordit të Trepçës Ardian Syla ishte prezent.

Sala Berisha-Shala ka thënë se mungesa e ministrit Lluka është pa përgjegjësi, pasi ka tema me rëndësi për Trepçën.

“Nuk e justifikon as një angazhim tjetër. Ministri Lluka na ka thënë se është në Gjilan në punë zyrtare”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera