Beqaj: Bashkëpunimi Kosovë-diasporë mund të shndërrohet në fuqi ekonomike

Ekonomi

Beqaj: Bashkëpunimi Kosovë-diasporë mund të shndërrohet në fuqi ekonomike

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik”, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti Ekonomik, mbështetur nga UNDP.

Në hapje të kësaj konference ministri Beqaj ka folur për shkaqet e migracionit gjatë periudhave të ndryshme, kontributin e Diasporës së Kosovës dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Bashkëpunimi i ndërmarrësve nga diaspora me ata të Kosovës mund të shndërrohet në fuqi ekonomike. Qytetarët e Kosovës që janë rezidentë në disa vende të BE-së, janë të gatshëm për ta sjellë një pjesë të kapitalit në Kosovë”, theksoi ministri Beqaj.

Sipas njw komunikate tw MIN-, ministri beqaj ka thwnw se Kosova ka resurse të mëdha brenda dhe jashtë Kosovës, të cilat nuk i kanë vendet tjera dhe mbi të cilat duhet të bazohet fuqia ekonomike e shtetit.

Ai ka folur edhe për rëndësinë që ka ndryshimi i qasjes në edukim në shërbim të tregut të punës, duke theksuar edhe propozimin e tij që do t’ia bëjë kryeministrit për futjen në shkolla të lëndëve të ndërmarrësisë dhe kodimit, më qëllim që të rinjt të përgatiten me njohuri dhe shkathtësi që po i kërkon avancimi teknologjik në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat