Shatri: Vetëm 1/8 e mallrave që importojmë janë nga Serbia, zëvendësohen lehtë

Ekonomi

Shatri: Vetëm 1/8 e mallrave që importojmë janë nga Serbia, zëvendësohen lehtë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:11
Haki Shatri

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të taksuar për 100 për qind mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Shatri ka thënë se vendimi i marrë të mërkurën "është menduar mirë" nga Qeveria Haradinaj.

Ai ka theksuar se konsumatorit kosovar "nuk do t’i mungojnë mallrat" nga Serbia e nga Bosnja e Hercegovina.

Shatri ka thënë se vetëm një e teta e mallrave që importon Kosova janë nga Serbia. 

Këto mallra, sipas tij, "do të zëvendësohen lehtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat