A po zbatohet taksa ndaj Serbisë? Flet zëdhënësi i Doganës së Kosovës

Ekonomi

A po zbatohet taksa ndaj Serbisë? Flet zëdhënësi i Doganës së Kosovës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:39
Dogana e Kosoves

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se taksa po zbatohet.

Taksa prej 100 për qind për produktet e Serbisë po zbatohet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. 

Por sipas tij jo të gjithë kamionët me produkte serbe u futën të enjten në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, sipas Stavilecit Kosova mund t’ia dalë edhe pa produkte serbe.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka votuar që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat