Prodhuesit vendorë premtojnë zbritje pas taksës 100% - Bota Sot
Prodhuesit vendorë premtojnë zbritje pas taksës 100%

Ekonomi

Prodhuesit vendorë premtojnë zbritje pas taksës 100%

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Dy prodhues vendorë të Kosoves janë zotuar se do të kenë zbritje të çmimeve në ditët pasi qeveria mori vendim për taksë doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Agim Sahiti, prodhues vendor i pulave në fermën ‘Konson’, tha se në mënyrë solemne në nëntor do të bëjë zbritje në produktet e tij.

Ai i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se e përkrah masën qeveritare për taksë 100 % për produktet e dy vendeve fqinje.

“E kam ndërmend prej nesër me i zbritë çmimet, në formë të solidaritetit. Aksion ka me pasë. Mos të tërhiqet masa pa u arritë qëllimi sepse do të koritet me neve e me popull”

Njëjtë u zotua edhe pronari i fabrikës vendore të lëngjeve ‘Frutomania’, Armend Malazogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...