Ndërprerjet e shpeshta të rrymës, reagon Oda e Afarizmit

Ekonomi

Ndërprerjet e shpeshta të rrymës, reagon Oda e Afarizmit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:41
Ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me ndërprerjet e mëdha të rrymës ditëve të fundit.

“Sipas përfaqësuesve të bizneseve anëtare, ndërprerjet e energjisë elektrike po dëmtojnë rëndë bizneset pasi që po ndikojnë në ndërprerje të procesit të prodhimit, si pasojë e prishjes së makinerive. Bizneset po ankohen që kjo ndërprerje do të ndikoj në humbje të klientëve, e tëra kjo si rezultat i vonesave të porosive që po ndodhin”, thuhet në reagimin e OAK.

Duke parë gjendjen aktuale të krijuar tek bizneset, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga KEDS të merren masat e nevojshme për përmirësim. 

“OAK konsideron se zhvillimi i vendit arrihet vetëm me biznese të suksesshme, andaj edhe duhet të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë, ku energjia elektrike konsiderohet si kusht esencial për funksionim”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat