Lluka: Vendosja e tarifës ia vlen, Kosova importoi 470 milionë euro në vit nga Serbia

Ekonomi

Lluka: Vendosja e tarifës ia vlen, Kosova importoi 470 milionë euro në vit nga Serbia

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:45
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka mendon se vetëm qytetarët të cilët vazhdojnë t’i konsumojnë produktet serbe mund të preken nga tarifa 100 për qind që i është vënë Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Lluka ka thënë se vendosja e tarifës krijon vështirësi në tregun ekonomik vendor mirëpo ia vlen.

“Kjo krijon vështirësi në tregun ekonomik vendor, por ja vlen. Ata qytetarë që i konsumojnë produktet serbe mund të preken nga kjo tarifë nëse vazhdojnë t’i konsumojnë për arsye se dyfishohet çmimi në treg. Deri më tani i kemi importuar rreth 470 milionë euro çdo vit nga Serbia, kemi gjeneruar me qindra mijëra vende pune në Serbi për produktet që i posedojmë në vend”, ka deklaruar Lluka.

Bllokimi i marrëveshjes për energjinë nga pala serbe e dëmton tej mase Kosovën. Për këtë, Lluka ka thënë se shkaku i mosimplementimit të kësaj marrëveshje Kosova humb rreth 25 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat