Vlahoviq alarmon bizneset serbe rreth taksës 100% nga Kosova - Bota Sot
Vlahoviq alarmon bizneset serbe rreth taksës 100% nga Kosova

Ekonomi

Vlahoviq alarmon bizneset serbe rreth taksës 100% nga Kosova

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Kryetari i Shoqatës serbe të Ekonomistëve, Aleksander Vlahoviq, e pranon që taksa e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka një ndikim të madh në ekonominë e Serbisë.

Ai thotë që nëse nuk largohet një masë e tillë, atëherë Serbia do të jetë e detyruar që të gjej tregje tjera për arsye se 15 për qind të tregut e ka në Republikën e Kosovës.

“Ky vendim sigurisht ka një ndikim në eksportet serbe sepse gati 15 për qind e totalit të eksporteve të Serbisë i dedikohet tregut në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që të reagojë për këtë taksë prej 100 për qind për produktet serbe, pasi sipas tij shkelet marrëveshja e CEFTA-së dhe është në kundërshtim me parimet bazë të tregtisë së lirë që ekzistojnë brenda BE-së.

“Nëse këto sanksione prej 100 për qind të vendosura nga Qeveria e Kosovës vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë me siguri prodhuesit e Serbisë mallrat e tyre që i kanë eksportuar në Kosovë, do të detyrohen t’i drejtojnë në tregje tjera”, ka përfunduar Vlahovic.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...