Taksa ndaj Serbisë dhe arsyeshmëria ekonomike e saj

Ekonomi

Taksa ndaj Serbisë dhe arsyeshmëria ekonomike e saj

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Dr. Artan Haziri

Kosova e ka pasur obligim moral dhe shtetëror që nga shpallja e pavarësis, të vendos tarifa doganore ndaj Serbisë. Shteti duhet të mbrohet në të gjitha mënyrat, ndër to edhe ekonomike.

Serbia asnjë marrëveshje nuk e zbatoi, karshi Kosovës. Nuk kemi zgjidhje për pensionet e paraluftës, për energjinë, për levizjen e lirë, për njohjen e dilpomave, për levizjen e lirë të mallrave etj.

Kosova po i ndihmon asaj të anëtarësohet në BE, ndërsa ne jemi blloku në qdo aspekt. Qeveria e Kosovës, e saktësisht ministria e tregtisë dhe industrisë, kanë bërë një vendim shumë të nevojshëm. Eshtë vendim, i cili është dashur të ndodhë qysh moti. 

Importi nga Serbia në vitin 2017 ishte mbi 420 milionë euro. Nëse e marrim një mesatare të pages mujore, mbi 350 euro, del se ne i mbajm një fabrikë me mbi 1000 punëtorë. Pse kjo mos të kthehet si detyrë e qeverisë dhe popullit, që ne të konsumojmë prodhime vendore dhe kështu gradualisht ta rrisim prodhimin vendor.

Në vitin 2017 remitencat ishin mbi 760 milion, ku shihet se një pjesë e madhe kthehen në Serbi. Ata me parat e mergimtarëve, po na luftojnë në cdo menyrë. Serbia, i keqtrajton mergimtaret shumë herë në kufi.

Në anën tjetër, Serbia i ka penguar produktet kosovare duke kërkuar imponime mbi etiketen e eksporteve.

Nga vendimi për rritjen e takses 100  , ka rrezik qe bizneset e pandergjegjshme, ti rrisin cmimet. Kjo pastaj krijon probleme tjera tek qytetarët. Duhet të rritet numri i inspektimeve në tërë Kosovën .

Mundet të rritet kosto e jetes në një afat të shkurtë, por besoj në afat të gjatë do të ketë efekte pozitive. Rritet presioni për prodhuesit vendor dhe bashkëpunim me Shqipërinë duhet të rritet dhe të ketë qasje më pozitive shteti shqiptar.

Eshte rasti ta përkrahim qeverinë dhe ministrin e tregtisë Endrit Shala, që Kosova njëherë e përgjithmon të lirohet nga ushqimet e Serbisë dhe t'i kthehemi tregut shqiptar dhe prodhimit vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat