Shqipëria duhet të zëvendësojë produktet serbe

Ekonomi

Shqipëria duhet të zëvendësojë produktet serbe

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Dr. Artan Haziri

Shqipëria duhet të reflektoj ndryshime rrënjësore, përballe Kosovës. Kemi vetëm marrëvshje në letër, e asgjë konkrete. Duhet shumë shpejtë  të  largohen të gjitha barrierat . Ne kemi probleme të eksportojm mallra në Shqipëri, e cila nuk duhet të ndodhë.

Tani, kur ne  e kemi blloku importin nga Serbia dhe Bosnja, me taksen 100 % , Shqipëria duhet shumë shpejte të marr masa dhe të tejkalohet ky problem( zëvendesimi i produkteve serbe ).

Ndërsa , populli i Kosovës, nëse ka ende që deshirojn të blejn mallra të Serbisë, duhet të kuptojnë se po e mbajnë  gjallë  biznesin serb.

Rezultatet e fundit na bëjnë të kuptojmë  edhe më shumë ,  se kjo taksë nuk duhet të largohet. 

Bisneset kanë filluar të mendojn se si të zëvëndesohen produktet serbe.

Duhet telë fillojm me një marketinge të ashpër, që të  gjithë të kuptojne sa e rëndësishme është  konsumimi i produkteve vendore. Prodhuesit vendore duhet të subvencionohen nga shteti që të përballojne më lehte këtë fazë të prodhimit. Duhet të  investohet në cilësin e produktit, amballazhen dhe të jene të vendosur ne afatin e përdorimit të produkteve.

Ndersa, rritja e qmimit të bukes, nuk arsyetohet. Furrat kane stoqe ne depot e tyre dhe munden edhe per nje kohe të mos e ndryshojnë qmimin. Ka munges të pëgjegjësis shtetërore, se kjo nuk duhet të ndodhe kaq shpejtë.

Duhet shfrytzuar këtë moment dhe i gjithë populli të mësohet me produktet nga Shqipëria, ose nga prodhuesit tone e përfundimisht tregu jonë të mos konsumojë produkte serbe.

Kemi nevoje për bashkim ekonomike me Shqipërin , jo sot jo kurrë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat