Shala: Ta bëjmë Kosovën vend ideal për investime

Ekonomi

Shala: Ta bëjmë Kosovën vend ideal për investime

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:18
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

(E plotësuar) - Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë shtyllë e ekonomisë evropiane, të cilat sigurojnë 85 për qind të vendeve të reja të punës.

Kështu u tha në konferencën “BE promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: - Programi COSME”, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se ministria që ai drejton  është duke punuar që Kosovën ta bëjë një vend ideal për të bërë biznes, dhe për të rritur konkurrencën për t’u plasuar produktet në tregjet rajonale dhe evropiane.

Sipas tij, Programi COSME është një mundësi e mirë për t’i promovuar ndërmarrësinë dhe për ta përmirësuar ambientin afarist.

Shala: Jemi duke punuar që ta bëjmë Kosovën vend ideal për investime

“Programi COSMO është një mundësi e mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe për të përmirësuar ambientin afarist për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme... Ne në MTI në mënyrë të vazhdueshme jemi duke punuar që Kosovën ta bëjmë një vend ideal për të bërit biznes. Njëkohësisht zhvillimin e potencialit të prodhimtarisë vendore mbetet fokusi ynë, gjithmonë duke siguruar që të kemi një konkurrencë të drejtë dhe të barabartë në treg”, theksoi ministri Shala.

Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, ka thënë se Komisioni Evropian synon të promovojë ndërmarrësinë dhe të përmirësojë mjedisin afarist për NVM-të, për t’u mundësuar atyre të realizojnë potencialin e tyre të plotë në ekonominë e sotme globale.

Chlad: Konkurrenca në tregun e BE është e ashpër, Kosova duhet të përgatitet

“Konkurrenca është e ashpër dhe Kosova duhet të përgatitet t’i kapitalizojë  mundësitë në procesin që i ofron MSA. Andaj, ne po mundohemi me krijuar për bizneset e Kosovës me anë të programit COSME. Është një program që ka për qëllim të ndihmojë për t’u ballafaquar me këto sfida në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Andaj duhet me ngritë kualitetin e prodhimeve tuaja që produktet me qenë me standardet e BE, për të eksportuar produktet në vendet fqinje apo në BE”, ka thënë Chlad.

Ndërsa, Sotiraq Guga, ekspert i projektit të BE-së, ka thënë COSME është program i BE-së për konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve dhe NVM-ve, për periudhën 2014-2020, me një buxhet prej 2.3 miliardë euro.

Guga: Çfarë janë programet evropiane

“Çfarë janë programet evropiane? Janë instrumente financiare, fonde. Fonde që mbështesin një politikë të caktuar të Bashkimit Evropian, dhe në shumë llojshmërinë e tyre, janë mbi 20 të tilla. Mbështesin politikat nga më të ndryshmet, nga arsimi, kulturës, biznesi, kërkimi shkencor, inovacioni, financat dhe punësimi, e kështu me radhë që janë politika të Bashkimit Evropian”, tha Guga.

COSME sipas tij, do të përkrahë NVM-të në lehtësimin e qasjes në financa, përkrahjen e ndërkombëtarizimit dhe qasje në tregje, krijimin e një mjedisi të favorshëm për konkurrueshmëri dhe inkurajimin e një kulture sipërmarrëse.

Ndërsa, Uranik Begu nga ICK ka thënë se mungesa e një vizioni për me qenë të konkurrueshëm, i bënë bizneset të pafavorshme dhe jo fitimprurëse. Sipas tij, duhet një vizion i qartë ekonomik që ofron përparësi konkurruese. 

***

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, organizuan konferencën: “BE promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: - Programi COSME”.

Në këtë konferencë u tha se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë shtyllë e ekonomisë evropiane, të cilat sigurojnë 85 përqind të vendeve të reja të punës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë me ketë rast se MTI është duke punuar që Kosovën ta bëjë një vend ideal për të bërë biznes, dhe për të rritur konkurrueshmërinë.

“Programi COSME është një mundësi e mirë për t’i ndihmuar bizneset për qasje në financa dhe rritjen e mundësive për në tregjet rajonale të evropiane”, ka thënë Shala.

Libor Chlad zëvëndësshef për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë ka thënë se Komisioni Evropian synon të promovojë ndërmarrësinë dhe të përmirësojë mjedisin afarist për NVM-të, për t’u mundësuar atyre të realizojnë potencialin e tyre të plotë në ekonominë e sotme globale. 

“Konkurrenca në tregun e evropian është e ashpër, dhe NVM-të në Kosovë duhet të jenë të përkushtuara për rritjen e cilësisë dhe potencialit të tyre. Po ashtu duhet të jenë konkurrente në mënyrë të drejt dhe fer”, ka thënë Chlad. Ndërsa, Sotiraq Guga ekspert i projektit të BE-së ka thënë COSME është program i BE-së për konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve dhe NVM-ve, për periudhën 2014-2020, me një buxhet prej 2.3 miliardë euro. 

COSME sipas tij, do të përkrah NVM-të në fushat në vijim: Lehtësimin e qasjes në financa, përkrahjen e ndërkombëtarizimit dhe qasje në tregje, krijimin e një mjedisi të favorshëm për konkurrueshmëri dhe inkurajim i një kulture sipërmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat