Kina shënon rritje të madhe në aplikacionet tregtare

Ekonomi

Kina shënon rritje të madhe në aplikacionet tregtare

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Kina ka qenë vendi i parë në botë për aplikacionet tregtare gjatë vitit 2017, përderisa inovacioni po bëhet fushëbeteja kryesore mes ekonomive më të zhvilluara në botë.

Shifrat e publikuara nga Organizata për Pronë Intelektuale, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, treguan se aplikacionet e regjistruara tregtare arritën në 9.1 milionë vitin e kaluar, që paraqet një rritje prej 5.8 për qind, ndërsa trendi i rritjes si duket është duke vazhduar.

Azia tash zotëron 65.1 për qind të aplikacioneve të patentuara, 66.6 për qind të aplikacioneve të regjistruara tregtare dhe 67.9 për qind të aplikacioneve për dizajne. Kjo do të thotë se ajo është kontinenti mbizotërues në botë në këtë fushë.

Shefi i ekonomisë në këtë organizatë, Carsten Fink, tha se markat e regjistruara janë paraqitur kryesisht me rastin e krijimit të një kompanie të re ose lansimit të një produkti të ri në treg. Këto shifra po vlerësohen edhe si matëse të ndryshimeve në qarkullimin tregtar.

Në anën tjetër, shifra e aplikacioneve tregtare në shtetin rival të Kinës, në Indi, ka rënë befasisht për 9.5 për qind, ndërsa në tregun evropian u shënua një rritje në këtë aspekt vetëm për 0.5 për qind. Rënien më të madhe e pësoi Irani, ku u shënua një zvogëlim i aplikacioneve për 87.9 për qind, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat