Taksa dhe reagimet e ndërkombëtarëve

Ekonomi

Taksa dhe reagimet e ndërkombëtarëve

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
Dr. Artan Haziri

Taksa 100 % ndaj produkteve serbe,  na bëri të ndihemi shtet e nuk duhet të hiqet deri në njohjen e shtetit tonë  nga Serbia. Mjaft e kemi favorizu pakicen serbe me kushtetut, e nuk mund të funksionojme pa pelqimin e tyre. 

Kjo është dhurat nga ndërkombetarët dhe e miratuar nga vendoret në atë kohë. Neve, në qdo etapë  të  shtetëndertimit na kanë pengu, e sidomos me rastin e formimit të qeveris me 2017,  kur ata shkonin në Serbi dhe duhej ti presim"  si heronjë " me orë të tëra . Kjo duhet të përfundojë dhe pakica serbe të kuptoje se është në Republiken e Kosovës dhe të sillet ashtu.

Gjithashtu, edhe Europa duhet të reagoje per moszbatimin e të gjitha marreveshjeve që i ka nënshkru Serbia. Ku ishte ajo deri sot ?

Pse sillen të gjithë ndërkombëtarët, sikur ne jemi agresori , e në të vertet vetëm e kanë forcu Serbin. Është i pa pranuar ky reagim , dhe qeveria duhet të pranojë rënjen e saj , e jo tërheqjen e takses.

Rritja e taksës e ujiti ndjenjën patriotike dhe nuk duhet qeveria të zhgenjej  popullin , dhe duhet të mbahet me këtë qendrim. Eshte hera e parë qe produktet serbe, nëse deshirojn të futen në Kosove duhet t'a ken llogon " Republika e Kosoves" , e jo më Kosovo Metohi. Pse u derdhë gjakë me shekuj  ?

Qeveri , e ki rastin me i shtrëngu dhëmbët, dhe popullin besojë e ki mbrapa. Me asnjë qmim mos u tërhiq, as me këmbim të liberalizimit. 

Vetëm njohja e shtetësis , kërkim falja publike, kthimi i pensioneve , kthimi i te pagjeturve e shumë e shumë obligimeve që i ka ndaj neve , e bëjnë të arsyeshme kthimin e taksës në piken fillestare.

Kjo taksë e mbushi me mend edhe tregun vendor,  që të mendoje para se furnizojë depon me mallra, se nga vjen malli . 

Është me më rëndësi qfar blejmë,  se sa sasi blejmë. Besoj shumë, se qdo ditë  me shumë populli do i braktisë  produktet serbe, edhe nëse ato ofrohen falas, nuk do t'i konsumojë. Kjo do ndodhë,  sepse po kuptohet sa rëndësi kemi pasur ne si konsumator , për ata që i kanë prodhu këto produkte ( Serbia ). 

Ishin të shijshme ato produkte, por lind pyetja qfare  kishin në përbërje të tyre.  Produkti me emër të njejtë, por me tjeter përbërje në tregun serb, e tjetër në Kosovë.

Tash është koha e nxitjes së prodhimit vendorë,  që  të  zëvendësohen ato serbe.

Populli po e pret zëvendësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat