Prezantohen rezultatet e projektit “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”

Ekonomi

Prezantohen rezultatet e projektit “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Ekspertët nga Banka Botërore kanë prezantuar rezultatet nga projekti “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”, projekti në fjalë është tërësisht i ri dhe unik jo vetëm në Kosove por edhe në regjion.

Rezultat e projektit tregojnë se institucionalizimi i qasjes bihevioriste në mbledhjen e tatimeve i mundëson Kosovës të krijojë ndërhyrje, të cilat mund të jenë efektive, me kosto të vogël dhe kërkesa të vogla për resurse njerëzore dhe administrative.

Projekti “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”, i realizuar gjatë vitit 2018,  si bashkëpunim i Bankës Botërorë, dhe GIZ – Qeveria Gjermane, ofron një perspektive që tregon se sa vendimmarrja mund të ndikohet nga kombinimi i faktorëve personal,  të mjedisit dhe shoqëror. 

Synimi i këtij eksperimenti me dy grupe të tatimpaguesve, në Tatimin e Ardhurave Personale dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ishte ngritja e përmbushjes tatimore.

ATK mbetet mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për ATK-në dhe realizimin e këtij aktiviteti – eksperimenti me shumë interes për reformat e ardhshme të ATK-së, të vendosura edhe në planin e reformave për periudhën 2019–21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat