Qeveria duhet të vazhdojë me taksën 100 % deri në njohjen nga Serbia

Ekonomi

Qeveria duhet të vazhdojë me taksën 100 % deri në njohjen nga Serbia

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:29
Dr. Artan Haziri

Qeveria e ka obligim që kësaj radhe të qëndrojn në vendimet e tyre, rreth taksës 100 përqind. 

E kanë obligim, jo vetëm të momentit, por  edhe për të ardhmen e këtij vendi.

Ky vendim e ndryshon të ardhmen tonë, rreth rritjes së prodhimit vendor dhe rënjen e ndikimit ekonomik të Serbisë në Kosovë. Është rasti, që qeveria të qendrojë  e vendosur dhe të mos e kthej vendimin me asnje kushte.

Së paku 30000 punëtor në Serbi dhe mbi 10000 në Bosnjë, rrezikohen nga kjo taksë të humbasin vendin e punës. Pse mos të shtohet prodhimi vendor dhe kështu pastaj edhe numri i punëtorve.

Disa biznese, vetëm kanë fillu largimin e tyre.

Ne , duhet të bëjmë fushat të ashpër, kundër produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës.

Fëmijet e vendit tonë e meritojn të j'u sigurojmë të ardhmen dhe mos të j'u mbesim borgjë

Një femijë nga Drenica dhe Gjakova, ishin me gjyshërit e tyre në një market , në Prishtinë ( femijë të dëshmorëve ). Ata , duke lëvize nëpër market, i pyet një nga punëtoret e marketit, qfare deshirojne të blejne. Ata u përgjigjen, se dëshirojnë keksa për fëmijë. Ai u drejtua nga keksat " plazma", por fëmijët reaguan me ashpërsi duke i thënë se nuk dëshirojm.

Pse tha, punëtori?

Në lufte, na i vran prindet dhe ne jemi tash jetim. Po qfare ka kjo lidhje me keksa ?

Fëmijet, u përgjigjen se nuk dëshirojm që edhe neve të na vrasin serbët, me produkte të tyre dhe ne blejm vetë m produkte vendore.

Punëtori, u habit me pergjigjen e femijëve dhe u largua.

Kjo duhet të jet mesazh, për të gjithë që mos t'i vrasim fëmijet  me produkte të dyshimta . Qeveri, e ke mbeshtetjen e tërë popullit dhe mos e kthe vendimin mbrapa. Është  momenti i parë që ne të tregojme shenja të shtetit.

Kjo është dashur të ndodhë prej shpalljes së pavarësisë.

Deri në njohjen e Serbisë, nuk duhet të kthehet vendimi mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat