Thellohet bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Japonisë

Ekonomi

Thellohet bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Japonisë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Thellohet bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Japonisë

Ministri Lluka qëndroi në Tokio të Japonisë ku u takua me zyrtarë të lartë shtetëror për të siguruar përkrahje për projekte të ndryshme zhvillimore, përfshirë termocentralin Kosova e Re.

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, Ministri Lluka takoi Yoshihiro Seki, Ministër Shtetëror për Ekonomi, Tregti dhe Industri dhe Deputet në Parlamentin Japonez, me të cilin diskutuan përkrahjen e Qeverisë për projektin më të madh në historinë e Kosovës, ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Ministri Seki potencoi se ministria që ai drejton është duke e shikuar me kujdes zhvillimin e projektit dhe premtoj përkrahjen e plotë duke kuptuar situatën që gjendet Kosova ku burim të vetëm energjetik ka thëngjillin.

Për më tepër, në këtë takim u diskutua gjithashtu për forumin biznesor që do të mbahet në muajin shkurt në Kosovë në mes bizneseve vendore dhe atyre nga Japonia, forum ky i përkrahur edhe nga Qeveria Japoneze.

Me këtë rast, Ministri Lluka e informoi homologun e tij për përfitimet e kompanive japoneze nëse operojnë në Kosovë ku synim parësor kanë eksportin e produkteve në tregun evropian.

Ndër të tjera, Lluka potencoi që fuqia e lirë punëtore, tatimet e ulëta në fitim dhe në të ardhura personale, taksa prej 0% për dividendë, pozicioni gjeografik i Kosovës që jep qasje të lehtë në tregun e Bashkimit Evropian, marrëveshja për tregti me BE e cila hap dyert në treg prej 600 milionë banorë dhe potenciali për të shfrytëzuar tokëpublike deri në 99 vite ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për çdo investitor japonez që dëshiron të targetoj tregun evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat