Kosova dhe presioni nga Evropa

Ekonomi

Kosova dhe presioni nga Evropa

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Dr. Artan Haziri

Kosova po dëshmon gradualisht se është shtet funksional. Filloi me taksën ndaj Serbisë dhe tani edhe me  formimin e ushtrisë. Duhet të mos zbrapsemi nga vendimet e mëdha, se vetëm kështu e përcjellim mesazhin te të tjeret se edhe ne jemi shtet dhe sillemi konform rregullave shtetërore.

Taksa, ka filluar t'i mbushë me mendtë shtetin serb dhe serbët në përgjithësi.

 Ata duhet të kuptojnë se ne jemi shtet dhe sillemi ashtu. Ata për 19 vite , punuan që të kthehet situata në pikën zero. Në dialogun e tejzgjatur, ishin më të fuqishem, se pala kosovare. Mirëpo, formimi i ushtrisë ishte goditja më e madhe, që ata e morën që nga pavarësia. Këtu rol vendimtar kishin ShBA -ja dhe disa vende të BE-së.

Ushtria, do e rrisë besimin te investitorët e huaj dhe pas një periudhe afatgjate do të shihen rezultatet.

Ka filluar presioni për largimin e taksës, në këmbim të ndrrimit të emrit, nga UNMIK në Kosovo.

Kjo nuk duhet të pranohet, në asnjë rrethanë.

Kosova duhet të pezullojë të gjitha marrëveshjet me Serbinë , e nuk ka kthim mbrapa.

 Serbia dhe Evropa, ndryshe nuk e bëjnë hapin në drejtimin tonë.

 Evropa , çdo herë është rreshtuar në anën e Serbisë.

Është moment historik që edhe armiku shekullor Serbia, të heq dorë nga pushtimi i territorit dhe të sillet si shtet fqinj.

Evropa, nuk reagoi asnjëherë që Serbia t'i zbatojë marrëveshjet, vetëm dëshironte të nënshkruheshin marrëveshjet dhe në fund Serbia të bëhet kandidat potencial për anëtarësim në BE. Ndërsa, Kosova si përfitim të ketë humbjen e territorit dhe asgjë tjetër.

Kosova, është në rrugën e duhur dhe i duhet vendosmëri deri në njohjen nga Serbia, ndryshe kthehemi në pikën zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat