Putin: Vendimi i Trump për tërheqjen e trupave nga Siria i drejtë

Evropë

Putin: Vendimi i Trump për tërheqjen e trupave nga Siria i drejtë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:07
”Fakti që SHBA-ja vendosi të tërheqë trupat e saj është i drejtë”, pohoi ai

Njoftimi nga presidenti amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane të Sirisë është i drejtë, deklaroi sot homologu i tij rus, Vladimir Putin gjatë konferencës së tij të përvitshme për shtypin, që u ndoq nga 1 700 gazetarë.

”Fakti që SHBA-ja vendosi të tërheqë trupat e saj është i drejtë”, pohoi ai. ”Sidoqoftë, Moska nuk po i sheh ende shenjat e kësaj tërheqjeje”, shtoi presidenti rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat