Alarm terrorizimi në aeroportin e Shtugartit në Gjermani

Evropë

Alarm terrorizimi në aeroportin e Shtugartit në Gjermani

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 22:47
Policia gjermane

Sistemi i sigurisë në aeroportin e Shtutgartit në Gjermani është shkelur dhe policia po kërkon katër persona të dyshuar.

Lajmi është raportuar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, e cila citon burime sipas të cilave është e mundur që ka një matricë terroriste pas shkeljes së sistemit të sigurisë.

Nga ana tjetër, “Bild” raporton se alarmi është zgjeruar nga policia në 14 aeroporte gjermane.

Të katër personat e dyshuar po bënin fotografi të aeroportit të Shtutgartit dhe sipas burimeve të inteligjencës ata mendojnë se donin të përgatitnin një sulm në një terminal në jugperëndim të Gjermanisë. Të paktën një nga të dyshuarit vjen nga fusha e ekstremizmit radikal islamik, përcjell Shqip.

Dy nga të kërkuarit, babë e bir nga North Rhine-Westphalia, ishin befasuar nga policia franceze për të fotografuar aeroportin parizian Charles de Gaulle, sipas mediave gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat