Gazetari i shkarkuar i “Der Spiegel” i dorëzon çmimet e fituara

Evropë

Gazetari i shkarkuar i “Der Spiegel” i dorëzon çmimet e fituara

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:29
Gazetari Claas Relotius

Të paktën 14 artikuj të gazetarit, të cilët ishin publikuar në revistën gjermane, “Der Spiegel”, besohet se kanë qenë të falsifikuar.

Gazetari Claas Relotius, i cili e kishte pranuar se ka shkruar lajme të rreme për disa vjet, i ka dorëzuar në mënyrë vullnetare katër çmime prestigjioze për gazetari. Bota e medieve në Gjermani është goditur rëndë nga zbulimi i këtij skandali, përderisa organizatat populiste të krahut të djathtë kanë thënë se ky rast është dëshmi për akuzat e tyre për përhapjen e madhe të lajmeve të rreme në mediet kryesore.

Të paktën 14 artikuj të gazetarit, të cilët ishin publikuar në revistën gjermane, “Der Spiegel”, besohet se kanë qenë të falsifikuar. Kështu ka deklaruar redaktori mbikëqyrës i tij, Steffen Klusmann. Sidoqoftë, numri i saktë i artikujve ende nuk dihet saktësisht.

Është zbuluar se në mesin e artikujve të ndryshuar ishte edhe një pjesë e intervistës me një nazist 95-vjeçar.

Revista “Der Spiegel” shitet në rreth 740 mijë kopje në javë dhe ka rreth 6.5 milionë lexues të abonuar përmes internetit. Rvista ka deklaruar se shkrimet e gazetarit po i mban në arkivë për shkak të transparencës dhe që ta mundësojë paraqitjen e dëshmive për lajmet e dyshuara që janë falsifikuar. Ata e kanë pranuar se ky skandal mund të ndikojë në punën e tyre në të ardhmen, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat