Në Barcelonë mbahet protestë kundër takimit të qeverisë spanjolle në këtë qytet

Evropë

Në Barcelonë mbahet protestë kundër takimit të qeverisë spanjolle në këtë qytet

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:54
Barcelonë

Protestuesit janë përleshur me policinë në Barcelonë për shkak se ata po e kundërshtojnë mbajtjen e një takimi të kabinetit qeveritar në kryeqytetin e Katalonjës. Ky takim po planifikohet të mbahet në njëvjetorin e shtypjes së referendumit për pavarësi, pasi qeveria rajonale e Katalonjës e kishte shpallur deklaratën e pavarësisë.

Disa pjesë të qytetit ishin të bllokuara të premten në mëngjes, ndërsa në pjesët tjera të Katalonjës Komitetet për Mbrotje i kishin bllokuar më shumë se njëzet rrugë, në përpjekje për ta pamundësuar hyrjen e qeveritarëve në qytet. Dhjetëra qytetarë e bllokuan autostradën “AP 7”, e cila kalon pranë brigjeve të Mesdheut.

Disa rrugë tjera u bllokuan me goma të veturave. Mijëra policë u angazhuan për ta rrethuar objektin ku do të takohen ministrat. Ndonëse udhëheqësit politikë të Katalonjës kishin bërë thirrje që të ndiqet tradita e protestave paqësore, kishte raste kur shpërtheu edhe dhuna. Sipas policisë, shtatë persona janë arrestuar për posedim të lëndëve djegëse.

Protesta shpërtheu disa orë pas takimit të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, me presidentin katalan, Quim Torra, të cilët ishin pajtuar për të mbajtur negociata për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për pavarësinë, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat