Pemët e Krishtlindjeve kokëposhtë në Ukrainë

Evropë

Pemët e Krishtlindjeve kokëposhtë në Ukrainë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Ideja e një qyteti të Ukrainës për të vendosur pemët e Krishtlindjeve kokë poshtë, ka rezultuar shumë e suksesshme pasi banorët e kanë shpallur menjëherë si vend takimin e preferuar të të dashuruarve.

Në qytetin e Kmelinitski në Ukrainë, në vend të një numri të caktuar çadrash, të cilat qëndronin varur deri në nisjen e stinës së dimrit, janë vendosur pemët e krishtlindjeve.

Pemë të stolisura si duhet dhe me drita e fjongo, por të vendosura kokë poshtë.

Një ide e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, pasi banorët kanë vlerësuar risinë, duke shëtitur poshtë tyre, duke bërë fotografi dhe duke e shpallur si vendtakimin e preferuar për të dashuruarit.

Në total janë 130 pemët e Krishtlindjeve të vendosura kokë poshtë dhe çdo gjë ka kushtuar 700 euro.

Pemët do të qëndrojnë në vendin e tyre për disa muaj, për t’u zëvendësuar në pranverë me çadrat shumëngjyrëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat