Arrestohen dy persona në lidhje me dronët e dyshimtë në aeroportin “Gatwick”

Evropë

Arrestohen dy persona në lidhje me dronët e dyshimtë në aeroportin “Gatwick”

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:04
Në aeroportin “Gatwick”

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në lidhje me fluturimin e disa dronëve mbi aeroportin “Gatwick”, gjë e cila shkaktori bllokimin e fluturimeve dhe panik te udhëtarët.

Policia ka thënë se të dyshuarit u arrestuan mbrëmë rreth orës 22. Të gjitha fluturimet u anualuan për më tepër se 24 orë për shkak të këtyre dronëve të dyshimtë.

Hetimet për përdorim kriminal të dronëve po vazhdojnë, ndërsa policia ka kërkuar nga popullata që t’i lajmërojnë autoritetet për çdo informacion që kanë për këtë rast. Pritet që aeroporti të hapet gjatë ditës së sotme dhe të realizohen 757 fluturime me mbi 124 mijë udhëtarë. Sidoqoftë, një zëdhënës i aeroportit ka njoftuar se udhëtarët mund të përballen me vonesa dhe anulime për shkak të tollovisë së krijuar.

Zyrtarët e aeroportit kanë kërkuar nga udhëtarët që ta kontrollojnë statusin e fluturimeve para se të nisen për në aeroport. Njëmbëdhjetë fluturime ishin devijuar për në aeroporte tjera në momentin kur u shfaqën dronët, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat