Policia britanike liron të dyshuarit për dronët në aeroportin “Gatwick”

Evropë

Policia britanike liron të dyshuarit për dronët në aeroportin “Gatwick”

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Aeroporti “Gatwick”

Policia e Britanisë së Madhe i ka liruar nga arrestimi dy të dyshuar për fluturimin e dronëve në aeroportin “Gatwick”. Këta dronë kishin shkaktuar anulim të shumë fluturimeve dhe tollovi në aeroport për tri ditë me radhë.

Policia e kishte arrestuar një 47-vjeçar dhe një 54-vjeçare nën dyshimin se kanë përdorur dronë në mënyrë të paligshme në hapësirën e aeroportit nga e mërkura deri të premten, duke shkaktuar anulimin ose devijimin e rreth 1000 fluturimeve, ndërsa nga këto masa u prekën 140 mijë udhëtarë.

“Të dy personat kanë bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe jam i kënaqur që ata nuk janë më në cilësinë e të dyshuarve për incidentin e dronëve”, tha Jason Tingley, shef i policisë hetuese. Dronët ishin parë në aeroportin e dytë më të madh të Londrës të mërkurën në mbrëmje, duke e bërë të detyrueshme mbylljen e pistës, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat