Qëllon me armë në dasmë, 11 të plagosur

Evropë

Qëllon me armë në dasmë, 11 të plagosur

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një dasmë në Turqi. 11 persona kanë mbetur të plagosur pasi një dasmor ka shtënë me armë gjahu në Sanliurfa, por saçmet kanë rënë mbi të pranishmit.

Agjencia e lajmeve “IHA” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Haliliye, afër kufirit me Sirinë. Të afërmit dërguan me shpejtësi në spital 11 të plagosurit, përfshirë 6 gra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

Ekipet e xhandarmërisë kanë nisur punën për kapjen e personit që qëlloi me armë. Rastet e plagosjes së dasmorëve si pasojë e papërgjegjshmërisë së disave që gëzimin përpiqen ta shfaqin duke shtënë me armë në ajër nuk janë të pakta në Turqi, megjithë përpjekjet e autoriteteve për ta çrrënjosur këtë traditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat