Gjetet një dron i dëmtuar afër aeroportit të Gatwickut në Londër

Evropë

Gjetet një dron i dëmtuar afër aeroportit të Gatwickut në Londër

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Foto

Policia e Britanisë së Madhe ka njoftuar se një dron i dëmtuar është gjetur në afërsi të aeroportit “Gatwick”, i cili është i dyti për nga madhësia në Londër. Para disa ditësh, disa dronë të dyshimtë ishin parë duke fluturuar në këtë aeroport, gjë e cila shkaktoi frikë nga sulmet e mundshme dhe ndërprerje të shumë fluturimeve.

Shefi i policisë hetuese, Jason Tingley, tha se droni është gjetur në vendin e quajtur Horley, afër perimetrit të pistës së aeroportit. “Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta hetuar dronin e gjetur dhe e tërë procedura do të trajtohet me shpejtësi dhe prioritet”, tha ai.

Më herët policia kishte arrestuar dy persona afër aeroportit, por të cilët u liruan në mungesë të provave. Sipas policisë, ata kanë qenë shumë bashkëpunues me autoritetet dhe se nuk janë më në cilësinë e të dyshuarve për incidentin me dronë.

Aeroporti “Gatwick” ka ofruar shpërblim prej 50 mijë funtesh për personat që ofrojnë të dhëna që mundësojnë arrestimin dhe dënimin e drejtuesve të dronëve që i penguan fluturimet për dy ditë më radhë, duke i prekur 150 mijë udhëtarë, shkruan “CNN”, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat