Austri: Rreth 2,000 shoferë marrin një dhuratë të pazakonta për Vitin e Ri

Evropë

Austri: Rreth 2,000 shoferë marrin një dhuratë të pazakonta për Vitin e Ri

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Në qytezën austriake Kohfidisch, rreth 2,000 shoferë u kapën në radar, por tani ata mund të shpëtojnë nga dënimi.

Arsyeja? Shoferët u fotografuan në vendpunim, njoftoi media austriake, sipas të cilave në fillim të sheshit të ndërtimit ishte vendosur një shenjë e shpejtësisë – 30 në orë, por ajo nuk ishte hequr pas mbylljes së vendpunimit.

Për shkak të mungesës së një shenje të duhur në fund të vendit të ndërtimit, kufiri i shpejtësisë nuk është i vlefshëm dhe të gjithë shoferët që nuk i janë përmbajtur asaj dhe janë fotografuar, tani mund të kërkojnë një rimbursim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat