Shpërthen Etna, mbi 130 tronditje sizmike dhe bllokohet trafiku ajror

Evropë

Shpërthen Etna, mbi 130 tronditje sizmike dhe bllokohet trafiku ajror

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Etna hyri në shpërthim sot duke lëshuar një kolonë të madhe hiri, duke detyruar mbylljen e hapësirës ajrore në zonën përreth, ndërkohë që zona përreth vullkanit siçilian ishte tronditur nga një seri tërmetesh të vogla.

“Shpërthimi ndodhi në në krahë të Etnas, ky është shpërthimi i parë anësor që prej 10 vitesh, por nuk duket e rrezikshëm”, shpjegoi vullkanologu Boris Behncke, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe të Vullkanologjisë (INGV).

Për shkak të mungesës së shikueshmërisë, një pjesë e madhe ajrore përreth vullkanit u mbyll. Në aeroportin e Katanias, vetëm katër avionë për orë u autorizuan sot në mesditë.

Sipas INGV-së, janë regjistruar më shumë se 130 tronditje sizmike në këtë zonë që sot në mëngjes, ku më e forta arriti një magnitude prej 4,0 ballë Righter pak pas orës 13:00. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat