Ankaraja dërgon përforcime në kufij me Sirinë

Evropë

Ankaraja dërgon përforcime në kufij me Sirinë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Turqia

Turqia ka dërguar përforcime në pozicionet pranë kufirit me Sirinë, pavarësisht deklaratave të mëparshme se një ofensvië ushtarake e planifikuar ishte shtyrë, njoftoi sot agjencia shtetërore “Anadoll”.

“Përforcimet turke, përfshirë trupa dhe kamionë që mbajnë tanke dhe topa, mbërritën në provincën juglindore të Kilis”, njofton agjencia “Anadoll”.

“Ndërkohë, brenda në Siri, luftëtarët e opozitës siriane që mbështeten nga Turqia janë vendosur në zonat pranë qytetit Manbij në veri të Sirisë, që kontrollohet nga Kurdët”, thotë Anadoll.

Anadoll raporton se “këto përforcime mund të përdoren për një operacion të mundshëm në Manbij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat