Rusia zvogëlon numrin e duhanpirësve me vendosjen e taksave më të larta

Evropë

Rusia zvogëlon numrin e duhanpirësve me vendosjen e taksave më të larta

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:40
Ilustrim

Ministria ruse e Shëndetësisë dëshiron të zvogëlojë numrin e duhanpirësve në vend në 5% të popullsisë deri në vitin 2050, njoftoi media lokale.

Në 2016-ën, 40 milionë rusë ose 40% e popullsisë janë duhanpirës.

Cigaret aktualisht janë më të lira në Rusi se sa në vendet e tjera evropiane.

Sipas një dokumenti të ministrisë të cituar nga media lokale, Moska planifikon të arrijë zvogëlimin duke imponuar taksa më të larta.

Dokumenti nuk tregoi se sa do të kushtonin cigaret në të ardhmen.

Ministria e Shëndetësisë argumenton se një përqindje më e ulët e duhanpirësve do të lehtësojë barrën mbi sistemin e kujdesit shëndetësor dhe do të rrisë jetëgjatësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat