Blogeri rus dënohet me 6 vite burg, njihej si kritik i Kremlinit

Evropë

Blogeri rus dënohet me 6 vite burg, njihej si kritik i Kremlinit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 06:20
Aleksandër Valov

Një bloger rus, kritik ndaj autoriteteve, u dënua me gjashtë vjet burg të mërkurën, tha avokati i tij, për disa akuza që kritikët thonë se janë të motivuara politikisht.

Aleksandër Valov, blogu i të cilit kishte qenë kritik ndaj autoriteteve në qytetin jugor rus të Soçit, ishte akuzuar fillimisht këtë vit për zhvatjen e parave ndaj ligjvënësit federal Yuri Napso.

Valov u akuzua se ka zhvatur 300,000 rubla nga Napso, në shkëmbim të fshirjes së postimeve të blogut rreth një pishine private të dyshuar të ndërtuar nga ligjvënësi, në një plazh komunal në qytetin turistik të Detit të Zi, por vetë blogeri ka mohuar çdo keqbërje.

Avokati i Valov, Alexander Popkov, i tha Reuters se mbrojtja do të apelojë vendimin, të cilin ai e cilësoi si “mizor”. “Ne e dinim se nuk do të merrnin një vendim të ndershëm dhe të paanshëm”, tha Popkov. “Ka pasur një nën-tekst shumë të thellë politik gjatë gjithë rastit”.

Zyra e Napos dhe gjykata e Soçit që dha vendimin, nuk u treguan të gatshëm për të komentuar mbi këtë vendim, në dukje vërtetë i ekzagjeruar.

Kritiku tjetër i Kremlinit, lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny shkroi në Twitter se Valov “po burgoset thjesht për shkak të politikës” dhe se fjala e tij në blog, dukej e ashpër. “Gjashtë vjet – juve kaq dënoheni për një vrasje”, shkroi Navalny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat